Struga Trim Lum mund Veleshtën

Struga Trim Lum ka regjistruar fitore 2:1 përballë Veleshtës, në një miqësore tjetër që këto dy skuadra e zhvilluan gjatë këtij sezoni, njofton “infOSport.mk”.

Të dy trajnerët shfrytëzuan pushimin që kanë për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret për Botëtorin “Qatar 2022”, duke shfrytëzuar në maksimum të gjithë futbollistët që kishin në disponim.

Pas një kohe më të gjatë te Struga Trim Lum u paraqit Ardi Kasami, ndërsa për fitoren e ekipit strugan u përkujdesën Berat Beqiri dhe Dejan Cvetanoski.

Golin e nderit për Veleshtën në këtë përballje e realizoi Xhihat Bislimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply