Gol dhe asist për tetovarin Bajrami në fitoren e Empolit ndaj Udinezes (VIDEO)

Javën e mbarë të futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia nga fundjava që lamë pas, e ka vazhduar edhe tetovari Nedim Bajrami, i cili në ditën e parë të javës së re ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren e Empolit ndaj Udinezes, njofton “infOSport.mk”.

Bajrami, që njëherit mbron edhe ngjyrat e kombëtares shqiptare, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 59-të, ndërsa i njëjti në minutën e 78-të asistoi në golin e Pinamontit, kur ky i fundit vendori rezultatin përfundimtarë të takimit, Empoli 3, Udineze 1.

Për Nedim Bajramin ishte ky goli i tretë sezonal në Serie A, aty ku numëron edhe 3 asiste me Empolin, skuadër kjo që pas 16 xhirove renditet në pozitën e 11-të me 23 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply