Anulohet ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Renovës

Është anuluar ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Renovës, që duheshe të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Strugë, njofton “infOSport.mk”.

Bora që kishte kapluar qytetin e bukur të Strugës, kishte pamundësuar zhvillimin e të njëjtës, pasi terreni ishte i tëri i mbuluar me borë dhe ujë.

Një gjë të tillë konkuduan edhe personat zyrtar dhe kompetentë të këtij takimi së bashku me përfaqësuesit dhe kapitenët e të dy klubeve, ashtu që e njëjta tashmë pret një vendim tjetër nga komisioni i garave pranë FFM-së.

Kujtojmë edhe dje për shkak kushteve klimatike u anuluan plotë 5 ndeshje në kuadër të Ligës së Dytë, 3 në Konferencën e Perëndimit dhe 2 në Lindje. (infOSport.mk)

Leave a Reply