Januzaj e nis me gol vitin 2022 (VIDEO)

Real Sociedad e ka nisur me barazim vitin 2022, teksa golin e parë për skuadrën baske e ka shënuar futbollisti shqiptarë, Adnan Januzaj.

Real Sociedad barazoi 1:1 ndaj Alavesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.

Januzaj ndeshjen e nisi nga bankina, mirëpo pas lëndimit të Barrenetxea, i njëjti në lojë u inkuadrua në minutën e 6-të, që vetëm pas 8 minutave të kaluara në fushë të shënojë golin e epërsisë për Real Sociedadin.

Megjithatë goli i tij nuk i mjaftoi Sociedadit, pasi Alavesh barazoi në pjesën e dytë. Joselu goditi saktë nga penallti dhe me këtë gol u mbyll ndeshja.

Sociedad renditet në vendin e 6-të me 30 pikë, kurse Alavesh në vendin e 18 me 16 pikë.

Leave a Reply