Armend Alimi, futbollisti që pritet të ringjalë Rabotniçkin në pranverë

Përgatitjet për stinorin pranveror gjatë ditës së sotme i ka nisur edhe Rabotniçki, skuadër kjo që gjatë këtij afati kalimtarë ka bërë një ndër përforcimet më të bujshme të merkatos, duke sjellë në rradhët e veta mesfushorin kumanovar, Armend Alimi.

Pikërisht ish futbollisti i Shkëndijës pritet të jetë lideri i ri i “romantikëve” në mesfushë dhe njëherit i gjithë ekipit, që pritet të ringjallet gjatë pjesës pranverore, duke pasur parasysh se pas 18 xhirove të para kjo skuadër u  rendit vetëm në pozitën e 8-të me 22 pikë.

Armend Alimi ishte fytyra e vetme e re në seancën e sotme stërvitore, mirëpo me siguri nuk do të jetë përforcimi i vetëm nga ana e drejtuesve të Rabotniçkit, që kanë paralajmëruar përforcime në të gjitha repartet. (infOSport.mk)

Leave a Reply