FC Shkupi-Ak.Pandev pa tifoz! Ja edhe sa ndeshje skuadra nga Çairi do të luaj pa publik!

Derbi i javës së 19-të midis FC Shkupit dhe Akademia Pandevit nuk do të jetë i plotë, kjo për shkak se futbollistët nuk do të kenë mundësinë të shijojnë bukurinë e tifozëve, njofton “infOSport.mk”.

Për shkak ndodhive në super derbin FC Shkupi – Shkëndija që u zhvillua me 8 dhjetor në stadiumin e Çairit, Komisioni Disciplinor pranë FFM-së kishte vendosur që të gjobis skuadrën vendase të FC Shkupit me një shumë prej 5.000 eurove, ndërsa gjithashtu ti heq të drejtën që dy ndeshjet e para të stinorit pranveror ti zhvillojë me tifoz.

Kështu përveç takimit të sotëm kundër Akademia Pandev, skuadra e FC Shkupit do të luaj pa tifoz edhe në ndeshjen e javës së 21-të kundër Tikveshit.

Ndeshjen e parë në kuadër të stinorit pranveror me praninë e publikut, FC Shkupi do ta zhvillojë saktësisht pas një muaji. (infOSport.mk)

Leave a Reply