Struga Trim Lum sheh me sy ka Europa, në Tetovë për të befasuar Shkëndijën!

Struga Trim Lum sot do të ketë një detyrë të vështirë përballë Shkëndijës në Tetovë. Është kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të javës së 19-të në elitën e futbollit vendor, ku priten shumë paqartësi dhe emocione deri në fund. Këtë e themi bazuar në rezultatet e fundit mes këtyre dy skuadrave, teksa këtë edicion Struga Trim Lum nuk njeh disfatë përballë Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Madje Struga Trim Lum arriti që të eliminojë Shkëndijën në çerekfinale të Kupës, ndërsa gjithashtu në 3 ndeshjet e fundit kampionale ata nuk njohin disfatë përballë “kuqezinjëve”.

Megjithatë Shkëndija ka matematikat e veta, që thonë se “kuqezinjtë” duhet të fitojnë sa më shumë ndeshje, për ti marrë primatin FC Shkupit, skuadër kjo që ka 8 pikë më shumë se skuadra tetovare.

Kësisoj Shkëndijës nuk i lejohet ndonjë hap fals, qoftë edhe ndaj një skuadre të fuqishme si Struga Trim Lum, që shumë vështirë dorëzohet në fushën e blertë.

Kujtojmë kjo skuadër edicionin e kaluar u rendit në pozitën e tretë, menjëherë pas Shkëndijës dhe FC Shkupit, ndërsa të njëjtën gjë kërkojnë të bëjnë edhe këtë vit, ku këtë herë si rrugëtim më të lehtë kanë edhe Kupën, ku janë kualifikuar për në gjysmëfinale.

Ekspedita e Struga Trim Lum mbrëmë ka qëndruar në Shkup, me qëllim që të keë një rrugë më të lehtë dhe më të rehatshme për në Tetovë, drejt të cilit qytet janë nisur në këto momente nga hotel “Park” në kryeqendrën tonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply