CR7 sezonin 2021/2022 e mbyll pa titull! Hera e parë që nga sezoni 2009/2010

Kristiano Ronaldo do ta mbyllë sezonin 2021/22 pa asnjë titull të fituar.

I eliminuar tashmë nga FA Kup angleze dhe 20 pikë larg vendit të parë të Mançester Sitit në Premierligë, Mançester Junajtedi u eliminua mbrëmë edhe nga Liga e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” edhe pse kishin një rezultat aktiv 1:1 nga ndeshja e parë në Spanjë, mbrëmë u mundën në “Olld Traford” me rezultatin minimal 1:0 nga Atletiko Madridi, duke mos arritur kështu të udhëtojnë për në ndeshjet çerekfinale.

Kjo do të thotë se CR7 do ta përfundojë këtë sezon pa asnjë titull kolektiv të fituar, diçka që nuk ka ndodhur që nga sezoni 2009/10.

Në kohën e sezonit të tij të parë me Real Madridin, Ronaldo e pa ekipin të përfundonte në vendin e 2-të në La Liga, të eliminohej nga “Copa del Rey” në raundin e parë (Real Unión) dhe nga Liga e Kampionëve nga Lyon në raundin e 1/16-ve të finales.

Leave a Reply