Një 22 vjeçar nga Likova po mundohet të arrij majat e sportit e atletikës në Maqedoni dhe jashtë saj.
Bëhet fjalë për djaloshin Gilman Junuzi, atlet i klubit të atletikës “Teuta” nga Kumanova, shkruan Open-TV.
Me një fizik për t’u pasur zili për moshën që ka, Junuzi premton shumë për të ardhmen.
Ai ka rreth 5 vite që merret me atletik në shtigjet e mesme.
Karrierën e ka filluar në klubin e Kumanovës, ku ka vrapuar në disiplinat 800 metra dhe 1500 metra, me disa rezultate të mira në: 800 m- 2.03 minuta dhe 1500- 4.30 minuta.
Më pas, ai u transferua në klubin e atletikës “Teuta” nga Kumanova ku kishte përmirësime të mëdha të rezultateve.
Për një kohë të shkurtër njëvjeçare shtegun prej 800 metra e vrapoi për 1.57 minuta, kurse 1500 metra për 4.07 minuta, duke u shpallur kampion i Maqedonisë, dhe fitues në disa gara, edhe jashtë Maqedonisë, si në Malishevë të Kosovës.
Ai është optimist se do të vazhdojë me përmirësimin e rezultateve në disiplinat 800 m dhe 1500 m.
Ai për këtë sukses falënderon trajnerin prof. Isa Asllani.
Junuzi premton të arrijë suksese të mëdhë në garat ballkanike dhe evropiane që e presin gjatë këtij viti.(Open-TV)