Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit do luaj në finalen e Kupës përballë Sileksit

Makedonija Gj.P – Sileksi, është finalja e sivjetme e Kupës së Maqedonisë në fuboll, njofton “infOSport.mk”. Këto dy skuadra treguan më së shumti këtë edicion në kuadër të këtij kompeticioni, i cili me 20 maj do të jap edhe fituesin e përgjithshëm.

Makedonija Gj.P në ndeshjen më interesante eliminoi Struga Trim Lumin, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola.

Të përzgjedhurit e trajnerit Muharem Bajrami ishin të pagabueshëm, duke realizuar 4 gola nga po aq goditje, derisa në anën tjetër Bosançiç në serinë e parë dhe Galevski në të katërtën ishin jo të saktë, duke i mundësuar Makedonija Gj.P që të luaj në finalen e madhe.

Për dallim nga ekipi shkupjan, Sileksi në gjysmëfinalen tjetër mundi Pelisterin pas 90 minutave lojë, duke iu falënderuar golit të Antonio Kalanoskit në minutën e 36-të.

Kujtojmë Sileksi është fitues aktual i Kupës, teksa do të sfidohen këtë herë nga Makedonija Gj.P. e Muharem Bajramit, që për herë të fundit në një finale kishte luajtur gjatë vitit 2019-të, kur ishin mundur nga Akademia Pandev. (infOSport.mk)

Leave a Reply