Milani me Tonalin fluturojnë drejt titullit kampion (VIDEO)

Milani ka mposhtur 3:1 Veronën dhe tani është vetëm katër pikë larg titullit kampion, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në mbyllje të sezonit. Skuadra e Piolit ka në program duelet me Atalantan si vendas dhe me Sassuolon si mysafir.

Sfida e sotme ishte spektakolare dhe protagonist ishte Tonali, i cili shënoi në fillim të ndeshjes por VAR ia prishi festën për pozicion jashtë loje.

Kuqezinjtë iu afruan golit edhe me Kalabrian, por pa sukses, ashtu që në fundin e pjesës së parë i shtangu Faraoni me një goditje me kokë, duke kaluar në epërsi Veronën.

Megjithatë Milanni dhe Tonali nuk u dorëzuan, pasi këtë herë VAR nuk e ndali dot mesfushorin “kuqezi”, i cili barazoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë.

Me shifrat 1:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa vetëm ps 5 minutave të kaluara në pjesën e dytë, Tonali shënoi edhe golin e dytë personal, duke kaluar për herë të parë në këtë ndeshje Milanin në avantazh.

Duhej edhe një gol tjetër qetësie dhe Milanit ia dha rezervisti Florenci me një goditje fantastike në minutën e 87-të.

Topi në rrjetë dhe stadiumi dhe gjithë milanistët në festë, pasi sonte morën një fitore të madhe që i afron drejt titullit kampion.

Pas 36 xhirove, Milani kryeson renditjen me 80 pikë, dy më shumë se Interi, që në mesjavë do të zhvillojë edhe finalen e Kupës së Italisë, kundër Juventusit.

Leave a Reply