“Garda e nderit” nga futbollistët e Voska Sport për Sileksin që edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë

Në Kratovë para pak minutave filloi ndeshja derbi e javës së fundit në Ligën e Dytë – Perëndim, midis Sileksit dhe Voska Sport, njofton “infOSport.mk”.

Nëse skuadra vendase ka siguruar kualifikimin në Ligën e Parë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Voska Sport, skuadër kjo që sot në këtë transfertë duhet të mos humbas. Edhe një pikë do ju konvenonte atyre për të siguruar pozitën e dytë në tabelë dhe për të siguruar ndeshjen e balotazhit, përmes së cilës do të kërkonin inkuadrimin në Ligën e Parë.

Para fillimit të këtij takimi, futbollistët e Voska Sport me në krye kapitenin, Izair Emini, krijuan “Gardën e nderit”, duke nderuar në këtë mënyrë futbollistët e Sileksit për rezultatet e arritura të këtij sezoni dhe vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, me ç’rast skuadra nga Kratova edicionin e ardhshëm do të luaj sërish në mesin e më të mirëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply