Ardian Nuhiu vazhdon bashkëpunimin me Dritën e Gjilanit

Ardian Nuhiu, një ndër trajnerët më të suksesshëm shkupjan, ka vazhduar bashkëpunimin e tij me Dritën e Gjilanit edhe për 3 vite të tjera, njofton “infOSport.mk”.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit kosovar, Feti Murseli, me ç’rast i njëjti i ka uruar shumë suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani Nuhiut, i cili drejtimin e Dritës e kishte marrë me 17 shtator të vitit 2018-të.

Drita me Nuhiun në krye edicionin e kaluar u shpall kampion, ndërsa mjaft mirë prezantoi Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare, e ku nuk duhet harruar ato dy përballje kundër gjigandëve holandez të Fejenordit, skuadër kjo që arriti deri në finalen e madhe të Ligës së Konferencës, e ku do të përballet me Romën e Hoze Murinjos.

Ndryshe këtë edicion Drita kur kanë mbetur edhe dy xhiro renditet në pozitën e tretë, duke siguruar sërish daljen në Europë, më saktësisht në eliminatoret e Ligës së Konferencës, ndërsa gjithashtu kjo  skuadër do të luaj edhe në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, përballë Llapit.

Kjo ndeshje në program është me datë 26 maj, një mundësi e mirë kjo që Nuhiu sërish ta mbyll sezonin me trofe. (infOSport.mk)

Leave a Reply