Tirana vazhdon kontratën me Filip Najdovskin

Edhe pse vetëm disa ditë më parë ishin shumë larg vazhdimit të bashkëpunimit, dita e djeshme ka rezultuar pozitive për Tiranën dhe Filip Najdovskin, të cilët do të jenë bashë edhe për dy vite të tjera, njofton “infOSport.mk”.

Kontrata aktuale e Najdovskit skadonte në fund të këtij muaji, ndërsa i njëjti ishte në dilemë nëse do vazhdonte të jetë pjesë e Tiranës, pas ofertave të para të bëra nga ana e drejtuesve të skuadrës nga kryeqendra shqiptare.

Megjithatë gjërat ndryshuan për të mirë vetëm gjatë ditës së djeshme, kur palët fillimisht në mëngjes ishin dakorduar, që më pas në mbrëmje edhe të arrijnë marrëveshjen e duhur.

“Edhe pse ishim larg marrëveshjes së re, në momentin e fundit ata lëshuan pe, duke më plotësuar kërkesat, pas të cilave firmosa kontratë dy vjeçare” – tha enkas për “infOSport.mk”, Filip Najdovski, i cili foli edhe për ambiciet e Tiranës në sezonin e ri, më saktësisht në garat europiane, që e presin këtë skuadër.

“Të shpresojmë në një verë më të gjatë. Kemi një skuadër të shkëlqyeshme, ashtu që shohim shansin tonë në Ligën e Konferencës. Me pak fat, pse jo mos ti arrijmë grupet” – përfundoi Najdovski, i cili këtë vit me Tiranën e tij u shpall kampion, bashkë edhe me Taulant Seferin, Enur Totren dhe Kristijan Toshevskin.

Ndryshe Najdovski skuadrës së Tiranës iu bashkua gushtin e vitit 2020. Ai në sezonin aktual, me fanellën “bardhekaltër” numëron 27 ndeshje në kampionat, ku ka shënuar edhe dy gola, ndërsa 3 ndeshje ka zhvilluar në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë.

Gjithsej me Tiranën numëron 65 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.

Leave a Reply