Aksident i frikshëm në Formula 1, vetura e djalit të Shumaher ndahet në dy pjesë

Një aksident horror me protagonist Mik Shumaher ka ndodhur në garën e sotme të Formula 1, në Çmimin e Madh të MonteKarlos.

Piloti gjerman ka humbur kontrollin e veturës së tij për shkak të pistës së lagur nga reshjet e dendura të shiut që u bënë shkak për shtyrjen e fillimit të garës dhe është përplasur me një nga muret mbrojtëse.

Vetura e tij ka përfunduar e ndarë në dy pjesë, por fatmirësisht për Shumaher ai arriti të dilte pa problem nga makina dhe është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply