Real Madrid –Frankfurt, caktohet data e Superkupës së Europës

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Real Madridi tani do të synoj edhe Superkupën e Europës.

“Mbretërit” këtë trofe do të duhet ta diskutojnë me Ajntrahtin e Frankfurtit, skuadër kjo që triumfoi në Liga Europa.

Spanjollët dhe gjermanët këtë ndeshje do ta zhvillojnë me 10 gusht në Stadiumin Olimpik në Helsinki të Finlandës.

Nga shtatë pjesëmarrje, Reali ka triumfuar katër herë në këtë garë, derisa për Ajntrahtin e Frankfurtit do të jetë kjo pjesëmarrja e parë.

Leave a Reply