Renditja momentale e dy skuadrave buzë liqenit në prag të ndeshjes së sotme

Struga Trim Lum për shkak paraqitjeve në Europë, këtë edicion ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje, duke regjistruar 4 fitore dhe 1 disfatë nga AP Brera, edhe atë pas atij udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm që kishte në Luksemburg, ku arriti të eliminojë kampionët e atij vendi, Sëift Hesperange, që më pas të mirëpret në ndeshjen vendimtare islandezët e Breidablik.

Mes këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme, Struga Trim Lum zhvilloi ndeshjen kundër skuadrës nga Strumica, që nuk u pajtua me zhvendosjen e atij takimi, ndërsa një gjë të tillë pa u hamendur fare bënë drejtuesit e Voska Sport, me të cilën skuadër kampionët e vendit do të luajnë sot në Ohër.

Me 12 pikë të tubuara Struga Trim Lum ndodhet vetëm 4 pikë larg Shkëndijës së vendit të parë, me të cilën skuadër gjithashtu do të duhet të luajnë të mërkurën e ardhshme në Tetovë, për shkak se edhe ndeshja me “kuqezinjtë” ishte shtyrë.

Aktualisht Struga Trim Lum renditet në pozitën e 6-të, ndërsa Voska Sport me 7 pikë të tubuara renditet në pozitën e 10-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply