Distria Krasniqi e artë në garën “Grand Slam” në Tbilisi të Gjeorgjisë

Xhudoja pa dyshim se është një ndër sportet më të suksesshme shqiptare, teksa këtë sot po e dëshmon kampionja olimpike, Distria Krasniqi.

Kjo e fundit sot në Grand Slam turneun e zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë, arriti që të kurorëzohet me medaljen e arrit, pasi në finalen e madhe mposhti hungarezen, Reka Pupp.

Distria Krasniqi e fitoi ndeshjen me Ippon, duke konfirmuar formën e saj të mirë, që nga Lojrat e fundit Olimpike, kur edhe u shpall kampione.

Paraprakisht Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, xhudistes holandeze, Naomi Van Krevel dhe asaj nga Brazili, Maria Taba.

Në këtë Grand Slam turne në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku po merrë pjesë edhe Kosova,  po garojnë gjithsej 278 garuese nga 36 shtete të ndryshme. (infOSport.mk)

Leave a Reply