Franca nuk fiton sërish, vetëm barazim ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja e Francës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen kundër Kroacisë, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë në grupin 1 të Ligës “A”, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë e zhvilluar mes këtyre dy kombëtareve në stadiumin “Poljud” të Hajdukut, u mbyll pa shumë histori, me skuadrat që nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës, duke mbyllur kështu 45-minutat e para me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë rezultoi të jetë më e luftuar, pasi “Gjelat” do ta nisnin mirë, kur vetëm pas 7 minutave lojë në këtë pjesë me anë të Rabiot kaluan në avantazh.

Megjithatë kombëtarja kroate nuk u dorëzua edhe pas këtij goli, teksa 7 minuta para fundit të takimit me anë të Kramariç përmes penaltisë shënoi golin e barazimit.

Deri në mbyllje të takimit nuk patëm mundësinë të shohim ndonjë gol tjetër, ashtu që në fund të dyja kombëtaret duheshe të kënaqen me nga një në takimet e dyta të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply