Shqipëria kthehet me barazim nga transferta në Islandë (VIDEO)

Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, edicioni i tretë ky i këtij kompeticioni, në të cilin Shqipëria për herë të parë po luan në kuadër të Ligës “B”, duke qenë pjesë e grupit 2, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste për “kuqezinjtë”, ata në pushim shkuan me epërsinë 1:0, falë golit të shënuar nga kumanovari Taulant Seferi. Sulmuesi i Tiranës në minutën e 29-të shfrytëzoi një devijim të topit nga portieri i vendasve, i cili në pjesën e dytë doli të jetë i pamposhtur edhe përkundër disa tentativave të futbollistëve “kuqezi”.

Në anën tjetër Islanda vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë, me anë të mesfushorit të Aarhus, Jon Dagur Thorsteinsson, barazoi shifrat, kjo falë edhe pakujdesisë së Berat Xhimshitit, i cili thjesht i dhuroi një top brenda zonës futbollistit islandez, i cili nuk fali dhe në ato momente shënoi për 1:1.

Shqipëria tentoi deri në fund duke ndëruar një lojë të mirë me aksione, madje duke u shfaqur e rrezikshme në disa raste me anë të dyshes Cikalleshi-Seferi, e më pas edhe me Vrionin, mirëpo gjitçka përfundonte pa ndonjë finalizim, ashtu që tët përzgjedhurit e Edi Rejës, edicionin e ri të Ligës së Kombeve e nisin me barazim.

Ndeshjen e rradhës Shqipëria do ta zhvillojë pas 4 ditësh në Tiranë, kundër Izraelit, ndërsa me 13 qershor do të zhvillojë edhe miqësoren kundër Estonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply