Banderola e tifozëve “Kuqezi” në Air Albania çmendi mediat serbe!

Mediat serbe kanë reaguar menjëherë pas banderolës së tifozëve kuqezi që u shpalos mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, para sfidës mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Në banderolë shiheshin dy personazhe të serialit të famshëm “Simpsons”, që tregonin lajmin për Shqipërinë e madhe të bashkuar.

“Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë” dhe një hartë e Shqipërisë së madhe u shpalosën në këtë banderolë, si dhe një shprehje lart: “Besa, besë, besën ta kam dhënë”.

Këto banderola të kuqezinjve, nuk u kanë pëlqyer aspak medieve serbe, që i kanë konsideruar si skandaloze, të turpshme dhe provokuese.

Leave a Reply