Arsimi i Çegranit mëson kundërshtarin për inkuadrim në Ligën e Dytë

Pasi edhe përfundimisht u mësua renditja e skuadrave në Ligat e treta, sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Për dy vendet e fundit në Ligën e Dytë unike në garë do të jenë 4 skuadra, edhe atë Vardari i Negotinës, Karaormani, Arsimi dhe Ovçe Pole.

Goglat deshën që mes vete të përballen Ovçe Pole si kampion i Ligës së tretë në Konferencën e Lindjes dhe Arsimi, si kampion në Perëndim, si dhe Vardar Negotino, skuadra kampione e Jugut me kampionët e jug-perëndimit, Karaormanin.

Ndeshja midis këtyre dy të fundit do të zhvillohet në stadiumin Boris Trajkovski” në Maxhari, ndërkohë ndeshja midis Ovçe Poles dhe Arsimit nga Çegrani do të luhet në stadiumin e Gjorçe Petrovit.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen të mëkurën me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply