Voska Sport zgjedh çështjen e portierit!

Valon Neziri është emri i rradhës që i bashkohet skuadrës së Voska Sport, thonë burime të afërta pranë “infOSport.mk”. Gardiani 28-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Besës së Dobërdollit, mirëpo pas ndodhive të fundit dhe paqartësive rreth sponzorit të ri te kjo skuadër, i njëjti ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të pranojë ofertën e Voska Sport.

I njëjti pritet të prezantohet ditëve në vijim nga drejtuesit e skuadrës shqiptare, të cilët edhe në sezonin e ri në Ligën e Dytë unike, dëshirojnë të jenë faktor, duke kërkuar vendet e para në tabelë.

Neziri, i lindur në Kërçovë, karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Vëllazërimit, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij para se të mbronte portën e Besës së Dobërdoll, kishte mbrojtur edhe për skuadrat si Gostivari, Renova dhe Korabi.

Me përvojën e tij shumë vjeçare në futbollin vendor, por edhe në Ligën e Parë, ku numëron 30 paraqitke, Neziri pritet të jetë një siguri në portën e Voska Sport, por njëkohësisht edhe një zëvendësues shumë më i denjtë i Goran Trajovskit të larguar. (infOSport.mk)

Leave a Reply