Besir Alili dhe Muhamed Feruki pjesëmarrës në Europianin U20

Dy mundësit e KM Liria nga Shkupi, Besir Alili dhe Muhamed Feruki, sot kanë udhëtuar dhe janë akomoduar në Romë të Italisë, ku prej nesër e deri të dielën do të marrin pjesë në Kampionatin Europian U20.

Nën prirjen e trajnerit Sufijan Ismaili, kampioni i Europës për kadet vitin 2019-të, Besir Alili, do të garoj në kategorinë deri më 61 kg, ndërsa Muhamed Feruki në atë deri më 65 kg.

Ky i fundit, në tapet do të paraqitet gjatë ditës së nesërme (e premte), ndërsa Alili paraqitjen e tij të parë në këtë europian do ta ketë gjatë ditës së shtunë.

Leave a Reply