Zyrtare, PSZH shkarkon trajnerin Poçetino

Paris Sen Zhermen ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Mauricio Poçetino. Klubi francez lëshoi komunikatë për media, duke bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me argjentinasit.

“Paris Sen Zhermen konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Poçetino”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021. Ish-kapiteni i Rouge et Bleu, bëri 84 ndeshje në të gjitha garat në bankinën parisiene. Nën drejtimin e tij, Paris Sen Zhermen fitoi ligën, Kupën e Francës 2021 si dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij, prillin e kaluar”.

“Klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Poçetinon dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’u uroj atyre më të mirën për të ardhmen”, përfundon njoftimi i PSZh-së.

50-vjeçari Poçetino drejtimin e PSZh-së e morri me 2 janar të vitit 2021, duke udhëhequr skuadrën parisiene në 84 ndeshje, ku kishte regjistruar 56 fitore, 13 barazime dhe 15 disfata.

Leave a Reply