KB Shkupi udhëton drejt Kavadarit për ndeshjen me Feni Industri

Skuadra e vetme shqiptare në Superligën e basketbollit të Maqedonisë, KB Shkupi, në xhiron e 10-të të kampionatit do të përballet me Feni Industri. “Bardhekaltërit” nga Çairi do të udhëtojnë drejt Kavadarit me objektiv për t’i rikthyer rezultatet pozitive në skuadër, me ndeshjen që do të luhet nesër në palestrën “Jasmin’ me fillim në orën 17:00.

KB Shkupi nga 9 ndeshje të zhvilluara, ka regjistruar 2 fitore dhe 7 disfata dhe renditet e 9-ta në tabelë, duke lënë pas vetes skuadrat si Pelisteri, Strumica dhe Kozhufi.

Përveç takimit Feni Industri-Shkupi, të shtunën do të zhvillohen edhe dy përballjet tjera në kuadër të xhiros së 10-të në Superligë ,e Karposh Sokoli që luan ndaj Rabotniçkit dhe Kumanova takohet me Blokotehnan.

Leave a Reply