Voska Sport bënë edhe transferimin e 7-të në këtë merkatoje vere

Voska Sport vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Emri më i fundit që i bashkohet kësaj skuadre, është Dili Kaba, i cili menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Bëhet fjalë për një mesfushorë mjaft të talentuar, i cili te skuadra e Voska Sport vjen nga rradhët e Veleshtës.

Ai dy edicionet e fundit ka luajtur rregullisht me këtë skuadër, duke treguar shumë klas dhe cilësi, ndërsa kjo bëri që drejtuesit e Voska Sport të bëjnë atë për vete, duke i ofruar kontratë një vjeçare.

Dili Kaba bëhet kështu futbollisti i 7-të që i bashkohet Voska Sport, pas portierit Valon Neziri, mbrojtësve Arlind Aliti dhe Ajradin Cuculi, mesfushorit difenziv Ylber Beqiri, si dhe sulmuesve Ensar Luma dhe Albin Ramadani.

Kujtojmë, Voska Sport në edicionin e ri do të udhëhiqet edhe nga një trajner i ri, Berat Imeri. (infOSport.mk)

Leave a Reply