Eriksen edhe zyrtarisht sezonin e ri do luaj me Mançester Junajtedin

Danezi Kristijan Eriksen edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj me skuadrën e madhe të Mançester Junajted.

Eriksen 6 muajt e fundit ishte lojtar i Brentfordit, ku shfaqi një formë mjaft të mirë në Premierligën angleze, pavarësisht problemeve të tij me zemrën gjatë Europianit të fundit.

Megjithatë, mesfushori kreativ danez vendosi të mos e vazhdojë kontratën me ta dhe mbeti lojtar i lirë duke shikuar opsionet tjera.

Tani, Eriksen ka vendosur të nënshkruaj me “Djajtë e Kuq” dhe është vet faqja zyrtare e Junajtedit që ka konfirmuar transferimin.

Ylli danez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Mançester Junajtedin, nga e cila skuadër kanë konfirmuar përmes një njoftimi se Eriksen i është bashkuar klubit, duke nënshkruar një kontratë deri qershorin e vitit 2025.

Eriksen ka luajtur 115 ndeshje me fanellën e Kombëtares daneze, duke realizuar edhe 38 gola. Sa i përket Premierligës angleze, i njëjti numëron 237 ndeshje, 52 gola dhe 71 asistime.

Leave a Reply