FC Shkupi dhe “Shvercerat” sonte për të shkruar historinë

Sonte në mbrëmje FC Shkupi do të zbresë në fushën e lojës për të luajtur ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër gjigandëve kroat të Dinamo Zagreb.

Skuadra shkupjane mban lart flamurin shqiptarë në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, pasi është e vetmja skuadër që ia ka dalë të kalojë në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Në stadiumin “Todor Proeski” në orën 21:00, vendasit do të tentojnë të shkruajnë historinë ndaj Dinamo Zagreb dhe këtë do të kërkojnë ta bëjnë së bashku me tifozët e tyre të mrrekullueshëm “Shvercerat”, që tashmë disa ditë po përgatiten për këtë super duel.

Kujtojmë, ndeshja e parë e zhvilluar në Zagreb në stadiumin “Maksimir” përfundoi me rezultatin 2:2.

Trajneri i FC Shkupit, Goce Seldoski dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Blerton Sheji, potencuan se skuadra e tyre nuk i frikësohet kundërshtarit të sotëm, ashtu që me ndihmën e tifozëve të tyre që gjithnjë janë futbollisti i 12-të, mund të shpresojnë në një senzacion tjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply