Makedonija GJ.P gjen zëvendësimin e Sefer Eminit, transferon ish futbollistin e FC Shkupit

Makedonija GJ.P ka bërë një super përforcim në mesfushë, duke angazhuar Gjorgji Stoilov, një futbollistë me shumë përvojë në elitën e futbollit vendor, aty ku numëron afër 200 paraqitje, njofton “infOSport.mk”.

Stoilov së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, me të cilën skuadër edicionin e kaluar u shpall kampion, ndërsa te Makedonija GJ.P, vjen si lojtar i lirë.

Stoilov te Makedonija GJ.P shihet si zëvendësues i Sefer Eminit, i cili javë më parë u transferua në futbollin danez, duke iu bashkuar skuadrës së Sonderjyske.

Për Stoilov, Makedonija GJ.P do të jetë ekipi i katërt në futbollin vendor gjatë karrierës së tij, pas Horizont Turnovës, Akademia Pandevit dhe FC Shkupit, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti kishte një aventurë 6 mujore edhe në futbollin azer, duke veshur fanellën e skuadrës së Zira FC. (infOSport.mk)

Leave a Reply