Real Madridi përgatitet për dy super blerje

Reali i Madridit që këtë edicion ka gjasa të mëdha për tu stolisur me dy tituj shumë të rëndësishëm, titullin kampion në La Liga dhe atë të Ligës më prestigjioze Evropiane, Ligës së Kampionëve Evropian, që tani ka filluar të mendoj për merkaton e verës, duke mos i lënë asgjë rastit kur është në pyetje përforcimi i skuadrës dhe synimet edhe më të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Sipas shkrimeve në mediat spanjolle kampionët në fuqi të Evropës pritet që gjatë verës të transferojnë dy futbollistët e talentuar evropian, Kylian Mbappe të Monakos dhe Dele Alli të Totenhamit.

Që të dy kanë lënë gjurmë me skuadrat e tyre gjatë këtij sezoni që është në fundin e saj, ndërsa një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga ana e drejuesve “madrilen” të cilët do të tentojnë të transferojnë në “Santiago Bernabeu” dy yjet e rinj, para të cilëve është një e ardhme e ndritur.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply