Dikur luante me Lille në Francë, ndërsa sot u prezantua te Drenica në Kosovë

Agim Zeka dikur premtonte shumë. Prishtinasi si 18-vjeçar në vitin 2017-të ishte transferuar nga Skënderbeu te skuadra e njohur franceze e Lille. Ishte ky kulmi i karrierës, mirëpo kur mendohej se e njëjta do të shkoj edhe më lartë, ndodhi e papritura.

I njëjti nuk arriti që të vie në shprehje te Lille, drejtuesit e së cilës skuadër e huazuan në Portugali te skuadra e Varzim, më pas edhe te Leixoes dhe Fortuna Sitard në Holandë, që gushtin e vitit 2020 të transferohet në Belgjikë te skuadra e Muskron, derisa janarin e vitit 2021 i njëjti të provojë veten edhe te skuadra e Austria Vienës, nga e cila skuadër verën e vitit të kaluar u rikthye në futbollin kosovar, te Drita e Gjilanit.

Megjithatë, Zeka nuk arriti të vie në shprehje as te skuadra gjilanase, njëjtë sikurse edhe te Prishtina, ku kaloi 6 muajt e fundit, por pa sukses.

Tashmë i njëjti do provoj veten te skuadra e Drenicës, skuadër kjo që sezonin e ri në Superligën e Kosovës e nisi me 1 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply