Omer Bunjaku megjithatë mbetet Drejtor Sportiv te FC Shkupi

Omer Bunjaku do vazhdojë të ushtrojë detyrën e Drejtorit Sportiv te FC Shkupi. Edhe pse i njëjti gjatë ditës së djeshme kishte ofruar dorëheqjen e tij, e njëjta nuk ishte pranuar nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Çairi, që besojnë në kapacitetet dhe profesionalizmin e Bunjakut.

Një gjë të tillë kanë njoftuar nga FC Shkupi përmes profilit zyrtar në facebook, ku ndër të tjerash kërkojnë që klubi të jetë më i bashkuar se kurrë, për të arritur qëllimet që ka.

Kujtojmë, Bunjaku ishte një ndër më të merituarit ndoshta për gjithë këto rezultate dhe titullin kampion, pasi ishte i vetmi që besonte në mrrekulli, edhe atëherë kur FC Shkupi ishte braktisur thuajse nga të gjithë dhe garonte në ligën e tretë.

Sot në Kavadar, FC Shkupi do të zhvillojë ndeshjen e mbetur të xhiros së parë kundër Tikveshit, ndeshje kjo që starton në ora 16:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply