Angellov: Nuk e kam të qartë se si maqedonasit fërshëllyen himnin e gjyshërve të tyre!

Mbrëmë në arenën “Todor Proeski” Bullgaria në kuadër të Ligës së Kombeve mundi Maqedoninë me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e vlefshme për grupin 4 të Ligës “C”. Doli të jetë kjo një ndeshje mjaft e luftuar në terren, ndërsa në tribuna e njëjta kishte edhe konotacion politik, kjo për shkak marrdhënieve të tensionuara mes dy shteteve, gjë kjo që u vërejtë që nga fillimi i ndeshjes, kur u fërshëllua himni bullgar, por edhe pas deklaratave të bëra pas ndeshjes.

Rreth 15 mijë shikues të pranishëm në stadium fërshëlluan himnin bullgar, ndërsa kjo aspak nuk i kishte pëlqyer ish futbollistit të kombëtares bullgare, Stanislav Angellov, i cili lidhur me këtë ngjarje, kishte thënë: “Unë personalisht nuk e kam të qartë se si maqedonasit e fërshëllyen himnin e gjyshërve të tyre. E gjithë kjo më duket shumë e çuditshme, megjithatë propaganda është e fuqishme” – ka thënë Angellov.

Leave a Reply