Voska Sport po ecën me hapa të sigurtë drejt Ligës së Parë, e ndjekin Gostivari dhe Vardari

Voska Sport po ecën me hapa të sigurtë drejt Ligës së Parë, derisa nga pas po e ndjekin edhe dy skuadrat tjera pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë, Gostivari dhe Vardari, njofton “infOSport.mk”. Që të tre këto skuadra shënuan fitore në ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 26-të, duke besuar deri në fund për dy pozitat e para.

Voska Sport në Gjevgjeli mundi Kozhuvin me rezultatin 2:0. Behar Fetahu shënoi golin e parë në minutën e 19-të për golin e tij të 19-të sezonal, derisa në minutën e 64, një autogol i realizuar nga Pejkov, bëri që Voska Sport të avansojë edhe me dy gola epërsi.

Golin e nderit për Kozhuvin në këtë përballje, e realizoi Panov pak para fundit të takimit.

Gostivari doli fitues në derbin e Pollogut, duke mundur Arsimin nga Çegrani me rezultatin 2:0.

Që të dy golat Gostivari i realizoi në fillimin e pjesës së dytë, me autorë Simeon Hristov (49’) dhe Antonio Kalanoski (52’).

Fitore identike (2:0) edhe për Pelisterin, që në Manastir mundi Karaormanin, derisa Vardari falë golave të shënuar nga Zhoglev, Nikolovski dhe Mitev mundi me rezultatin e thellë 3:o Sllogën nga Vinica.

Fitore të thellë edhe për Detonit Plaçkovica, që në Radovish deklasoi me shifrat 5:1 skuadrën e Sasa-s nga Kamenica, derisa në një ndeshje me 5 gola të shënuar, Teteksi mundi në fund Bellasicën me shifrat 3:2.

Në ndeshjen e fundit të ditës së sotme, Ohrid Lihnidos në terren vendas mundi Besën e Dobërdollit me rezultatin 2:1. Aleksandar Gjorgjieski dhe Altin Loga shënuan golat për ekipin vendas, ndërsa për mysafirët nga Dobërdolli, golin e nderit e realizoi Artan Veliu nga pika e bardhë.

Deri në fund të kampionatit 2022/2023 kanë mbetur edhe 4 xhiro, ndërsa përveç luftës për kreun e tabelës, luftë interesante do të shohim edhe për të mbijetuar në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)

LDFMV – Java 26

Kozhuvi 1:2 Voska Sport
KF Arsimi 0:2 Gostivari
Vardari 3:0 Slloga Vin.
Ohrid Lih. 2:1 Besa Dobërdoll
Boreci 0:3 Lokomotiva
Pelisteri 2:0 Karaormani
Teteksi 3:2 Bellasica
Detonit Pl. 5:1 Sasa

Leave a Reply