Njihuni me stafin e plotë të Ardian Nuhiut te Shkëndija

Ardian Nuhiu prej sot edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Shkëndijës, me të cilën skuadër në vitin 2011-të ishte shpallur kampion i Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Nuhiu me “kuqezinjtë” nga Tetova ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti ka kompletuar edhe stafin sipas dëshirave që kishte.

Kështu asistent i tij i parë te Shkëndija do të jetë Muharem Bajrami, i cili së fundmi ishte kryetrajner te Makedonija GJ.P, ndërsa ndërsa Andi Kulli do të jetë përgjegjës për vido analizat e ndeshjeve.

Ivan Jovanovski mbetet trajner kondicional, ndërsa Seladin Mustafi vazhdon si trajner i portierëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply