Xhelil Abdulla i jep fjalën Gostivarit

Xhelil Abdullah sezonin e ri do të jetë pjesë e Gostivarit, skuadër kjo që do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Edhe pse Abdullah nuk ka nënshkruar ende asnjë kontratë me skuadrën nga Pollogu, i njëjti ju ka dhënë fjalën drejtuesve të Gostivarit.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se ish futbollisti i Shkëndijës dhe FC Shkupit, me Gostivarin do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, duke plotësuar një nga vendet e zbrazëta në vijën e fundit të mbrojtjes, aty ku më parë u larguan Darko Stojanov dhe Gordijan Hristovski.

Prezantimi i Abdullah me fanellën e Gostivarit pritet të ndodh gjatë këtyre ditëve. Kujtojmë, Abdullah gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, përveç me Shkëndijën dhe FC Shkupin, ka luajtur edhe me Renovën dhe EuroMilkun, derisa jashtë kufijve tanë kishte veshur fanellën e De Grafshap në Holandë, Duisburgut në Gjermani dhe Llapi nga Kosova. (infOSport.mk)

Leave a Reply