Vjen një largim i papritur nga Gostivari

Kur skuadra kishte nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe kishte konsoliduar rradhët e saja për sezonin e ri në Ligën e Parë, në rradhët e Gostivarit ka ardhutr edhe një tjetër largim i papritur.

Siç mëson “infOSport.mk”, Gostivari dhe mbrojtësi Stojan Stojçevski kanë ndarrë rrugët me consensus, ashtu që i njëjti largohet nga kjo skuadër pas një viti të plotë. Stojçevski te Gostivari kishte arritur verën e vitit të kaluar nga rradhët e Sileksit, duke ndihmuar këtë skuadër për tu ngjitur në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, aty ku 30-vjeçari shkupjan ka një eksperiencë të madhe, duke zhvilluar plotë 128 ndeshje.

Kjo ndarje mes palëve është paksa e çuditshme, kjo për arsye se vetëm një muaj më parë ata kishin vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Mbetet të shihet nëse Stojçevski ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër, ku do të kishte të garantuar edhe vendin e titullarit, një gjë të cilën nuk e kishte të sigurtë pas transferimeve të reja të bëra nga ana e drejtuesve të Gostivarit.

Leave a Reply