Për dallim nga Dukagjini, skuadra tjetër përfaqësuese e Kosovës në Ligën e Konferencës, Gjilani, është eliminuar që në raundin e parë kualifikues, duke u mundur nga ekipi përfaqësues i Luksemburgut, Progres Niederkorn, njofton “infOSport.mk”.
Edhe përkundër rezultatit të favorshëm nga ndeshja e parë në transfertë (2:2), të besuarit e trajnerit Klodian Duro, sonte në Prishtinë zhgënjyen tifozët e tyre “Skifterat”, duke pësuar disfatë 2:0.
Te rezultati përfundimtarë, si duket ndikoi kartoni i kuq i qendërmbrojtësit, Egzon Sinani që në minutën e 14-të, me Gjilanin që më pas haste në shumë vështirësi në organizimin e lojës, pas largimit të brazilianite Elton Kale, i cili u zëvendësua nga trajneri Duro, për ti lëshuar vendin Arbër Prekazit në mbrojtje.
Epërsia numerike në mesfushë, sidomos në mesfushë, i mundësoi kundërshtarit për të kontrolluar lojën në mesfushë dhe për të arritur shumë më shpejtë drejt portës së Angjelo Tafas, i cili kapituloi dy herë gjatë pjesës së dytë.
Ndeshjen e zhbllokoi goli i Antoine Mazure-Hanus në minutën e 65-të, derisa në momentet kur Gjilani me të gjitha forcat u vërsul në sulm dhe kërkonte golin e barazimit, mysafirët në minutat shtesë të takimit me anë të Walid Jarmouni shënuan edhe golin e dytë, duke kaluar kështu në fazën e dytë të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 4:2. (infOSport.mk)