Luiza Gega shpallet kampione ballkanike midis Kraljevës së Serbisë! Fiton vizën për në Olimpiadën “Paris 2024”

Atletja shqiptare, Luiza Gega, është kualifikuar në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Kampionia shqiptare e atletikës ka triumfuar në kampionatin Ballkanik të Atletikës që po mbahet në Serbi, edhe atë në disiplinën prej 3 mijë metrave me pengesa, duke arritur kohën 9.21.53.

Kjo kohë i mjaftoi atletes shqiptare që të fitojë Medaljen e Artë mëngjesin e sotëm, ndërsa këtë sukses e kanë konfirmuar edhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar:

“Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sot ne Kraljevo te Serbise zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikes me pjesmarrjen e 20 shteteve. Luiza Gega ka arritur te triumfoi ne Kampionatin Ballkanik te Atletikes ne disiplinen 3000m/p me kohen 9.21.53. Medalje e arte dhe super kohe e arritur pavaresisht se gara u zhvillua ne mengjes.

Koha e arritur prej saj eshte norme kualifikuese per ne Lojrat Olimpike Paris 2024. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023. Norma kualifikuese eshte 9.23.00.Me kete kohe Luiza eshte kualifikuar per ne Lojrat Olimpike Paris 2024 dhe behet sportistja e pare Shqiptare qe ka marr bileten kualifikuese per Paris 2024”.

Leave a Reply