Llapi prezanton qendërmbrojtësin e Gjilanit, Granit Jashari

Qendërmbrojtësi Granit Jashari, i cili deri dje me GJilanin luajt edhe në ndeshjet europiane të Ligës së Konferencës, prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Llapit nga Podujeva, njofton “infOSport.mk”.

24-vjeçari me cilësi të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, do rris edhe më tepër kualitetin e ekipit llapjan, si dhe do jetë forcë shtesë për klubin që t’i arrij objektivat.

Jashari ka spikatur me paraqitje edicionin e fundit ku ishte pjesë e Gjilanit, klub me të cilin u paraqit edhe në garat ndërkombëtare ku ishte titullar i padiskutueshëm.

Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Graniti ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Llapin, me opsion rinovimi edhe për një-vit tjetër.

Jashari të hënën i bashkohet me grupin e futbollistëve të Llapit në stërvitje, për të cilën skuadër do të luaj për herë të parë në karrierën e tij.

Jashari e kishte nisur karrierën te Prishtina, që më pas të luaj edhe me 2 Korrikun, Ferizajin, Drenicën dhe së fundmi Gjilanin, pjesë e së cilës skuadër ishte nga vera e vitit të kaluar. (infOSport.mk)

Leave a Reply