Florent Ramadani fillon më stërvitje të lehta në terren

Katër muaj pas dëmtimit, mesfushori i Shkëndijës, Florent Ramadani ka nisur me stërvitje në terren. Ai u dëmtua në ndeshjen e parë të sezonit të ri kundër Voska Sport në Ohër, kur pas një starti të ashpër pësoi thyrje të tibias (ashti i këmbës poshtë gjurit).

23 vjeçari për 6 javë kishte këmbën në gjips, ndërsa ka ndjekur gjithë rekomandimet e ekipit mjekësor në fazën e rehabilitimit. Duke qenë se gjendja është përmirësuar dukshëm, Ramadani tashmë ka nisur me stërvitje më të lehta në terren, nën mbikqyrjen e trajnerit kondicional, Ivan Jovanovski.

Mirëpo nga klubi tetovar bëjnë me dije se nuk do të nxitohet me rikthimin e tij në fushat e blerta dhe se i njëjti do të jetë nën mbikqyrje të plotë dhe se vazhdimisht do të ndiqet gjendja e këmbës së lënduar.

Leave a Reply