Ronaldo edhe zyrtarisht pjesë e Shkëndijës së Tetovës

Shkëndija e Tetovës gjatë ditës së sotme ka prezantuar përforcimin e saj më të ri në prag të stinorir pranveror në Ligën e Parë. Fjala është për sulmuesin nga Xhamajka, 22-vjeçarin Ronaldo ëebster.

Xhamajkani luan si sulmues krahu, ndërsa te Shkëndija do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Bregallnica, edhe atë për 6 muaj me detyrim blerje në verën e këtij viti kur pritet të firmos kontratë 3 vjeçare.

Webster, gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, me Bregallnicën në 18 ndeshje kampionale, regjistroi 4 gola dhe dha 4 asiste, duke zgjuar interesimin edhe të disa klubeve tjera nga vendi, por edhe jashtë, mirëpo me Shkëndijën që u tregua më e shkathtë, kjo falë edhe bashkëpunimit që “kuqezinjtë” kanë me skuadrën nga Shtipi. (infOSport.mk)

Leave a Reply