Albin Berisha i Ballkanit vazhdon karrierën në Rumani

Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke nënshkruar për tre vite e gjysmë me klubin rumun të Petrolul Ploiesti.

Prezantimi i futbollistit kosovar do të bëhet të hënën, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat në Rumani, drejtuesit e Petrolul për shërbimet e Berishës do të duhet të paguajnë plotë 200 mijë euro.

Përveç shumës së transferimit prej 200 mijë eurosh, zyrtarët e Ballkani mbajtën një përqindje prej 20% të një transferimi të ardhshëm të Albin Berishës.

Berisha ka bërë karrierë edhe te Kukësi U-19, Laçi, Besa e Pejës, Liria dhe Malisheva.

Berisha gjatë stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar, në 18 ndeshje shënoi 7 gola.

Leave a Reply