Sonte edhe dy përballje tjera në Ligën e Kampionëve, Reali dhe Siti kërkojnë çerekfinalet

Në orën 21:00 do të luhen edhe dy përballjet tjera në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshje këto të vlefshme për 1/8 e finaleve.

Mançester Sitit do të mirëpret danezët e Kopenhagën, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë të zhvilluar në Danimarkë kishin regjistrura fitore 3:1 dhe thuajse me një këmbë janë në çerekfinale.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Real Madridin, që kishte fituar ndeshjen e parë në Gjermani ndaj Lajpcigut.

Pavarësisht rezultatit 1:0, ekipi i Karlo Ançelotit shihet si favorit absolut për të triumfuar edhe sonte dhe pa probleme për të kaluar në mesin e 8 skuadrave më të mira europiane.

Mbetet të shohim, nëse edhe zyrtarisht Reali dhe Mançester Siti do të kryejnë me sukses detyrat e tyre sonte dhe do të ju bashkëngjiten dy skuadrave të para çerekfinaliste, PSZh-së dhe Bajernit të Munihut, që mbrëmë eliminuan Real Sociedadin, gjegjësisht Lacion. (infOSport.mk)

Leave a Reply