Pamje të tmerrshme nga kampionati egjiptian, brenda fushës ndalon zemra e 30-vjeçarit Refat (VIDEO 18+)

Një incident i tmerrshëm ka shoqëruar takimin nga kampionati egjiptian midis Al Ittihad dhe Future FC (0:0).

Futbollisti 30-vjeçar i skuadrës mysafire, Ahmed Refat, ka pësuar infarkt gjatë ndeshje dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët po luftojnë për jetën e tij.

“Zemra e Ahmet Refatit ndaloi pas një ore lojë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për reanimim të stafit mjekësor në stadium, gjendja e tij gradualisht u përmirësua vetëm në spital. Megjithatë, gjendja e tij ende nuk është stabile. Klubi është duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe për çdo risi do të informojë publikun”, thuhet në kumtesën e klubit egjiptian, Modern Future FC.

Ahmed Refat pjesë e skuadrës së Modern Future FC është që nga viti 2021, ndërsa gjithashtu mbron edhe ngjyrat e kombëtares egjiptiane, për të cilën ka regjistruar 7 paraqitje dhe 2 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply