Ndeshja e shumëpritur, FC Shkupi-Vardari, luhet të shtunën në Çair

Ndeshja e shumëpritur midis FC Shkupit dhe Vardarit do të zhvillohet të shtunën me datë 30 mars në stadiumin e Çairit, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje i takon javës së 25-të, ndërsa duke pasur parasysh rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave, kjo ndeshje pritet me shumë interes.

Edhe pse e njëjta pritej që të zhvillohej të dielën, deri te ky ndryshim erdhi për shkak ndryshimit të datës së zhvillimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës, midis FC Shkupit dhe Tikveshit, ndeshje kjo që do të zhvillohet të martën e 02 prillit.

Kështu, përveç ndeshjes, FC Shkupi-Vardari, të shtunën (30 mars) në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Parë, në program do të jetë edhe ndeshja në Kavadar midis Tikveshit dhe Sileksit.

Ndërkohë të gjitha ndeshjet tjera të javës së 25-të në LPFMV, ku do të takohen Struga Trim Lum-Voska Sport, Shkëndija-Bregallnica, AP Brera-Rabotniçki dhe Gostivari-Makedonija GJ.P, do të zhvillohen të dielën. (infOSport.mk)

Leave a Reply