Liga e Kampionëve rikthehet me dy sfida drithëruese

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me dy ndeshjet e para kthyese të çerekfinaleve.

Elita e futbollit evropian, tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’, dhe se çdo sfidë parashikohet të sjellë duele dramatike.

Barcelona-PSZh, është ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme, ndeshje kjo që do të luhet në Spanjë.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar një javë më parë në Francë, ishte mbyllur me fitoren e “katalunasve”, 2:3, derisa duel i zjarrtë parashikohet të luhet edhe në sfidën kthyese.

Borusia Dortmund-Atletiko Madrid, është një tjetër ndeshje e madhe që pritet të luhet sonte.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e “jorganxhinjëve”, 2:1, megjithatë, ‘milionerët’ e Gjermanisë më të gjitha forcat do të provojnë që të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë për të kaluar në gjysmëfinalen e kësaj garë.

Megjithatë, misioni i Dortmundit nuk do të jetë aspak i lehtë pasi që të besuarit e Diego Simeones asnjëherë nuk dorëzohen lehtë dhe nga toka gjermane synojnë kalimin në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply