Struga Trim Lum kundër FC Shkupit kërkon golin numër 200 në Ligën e Parë

Ndeshja e sotme kundër FC Shkupit për Struga Trim Lum do të jetë gjithsej ndeshja e 152-të në kuadër të Ligës së Parë.

73 fitore, 42 barazime dhe 30 disfata, është epilogu i këtyre takimeve, në të cilët deri më tani, skuadra strugane ka realizuar plotë 199 gola.

Mbetet të shohim se kush do të jetë futbollisti me fat që do të shënojë golin numër 200 për Struga Trim Lum në ndeshjet e Ligës së Parë.

Kujtojmë, me fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum, këtë shifër të golave në aspektin individual, javë më parë e arriti Besart Ibraimi, i cili tashmë numëron plotë 202 gola.

A do të jetë vallë Ibraimi, ai i cili do të shënojë atë gol jubilar, apo ndonjë futbollistë tjetër, një gjë të tillë do të mësojmë sot në takimin kundër FC Shkupit, që starton në ora 17:00.

Leave a Reply