Edicioni 2023/24 rezultoi të jetë edicioni më i suksesshëm kur janë në pyetje golat e shënuar për skuadrën e Struga Trim Lum.
Falë 55 golave të shënuar në 32 xhirot e deritanishme, skuadra strugane vendosi rekord në historikun e saj, kur janë në pyethe ndeshjet e zhviluara në kuadër të Ligës së Parë, ndërsa shumë lehtë mund të ndodh, që brenda të njëjtit edicion, në ndeshjen e sotme të vendosin edhe një rekord tjetër.
Në 5 edicionet e deritanishme në Ligën e Parë, Struga Trim Lum në 151 ndeshje kishte regjistruar 73 fitore, 42 barazime dhe 30 disfata.
Më së shumti fitore brenda një sezoni futbollistik, kishin arritur edicionin e kaluar, gjithsej 20 fitore, po aq sa kanë edhe në sezonin aktual, ashtu që një fitore eventuale ndaj FC Shkupit sot, skuadrës kampione të vendit në futboll, do i mundësonte të vendosim edhe një rekord të ri në historinë tonë 9-vjeçare, atë të fitoreve.